Lulzim Abazi: Nëse ne nuk jemi në Europa Conference League - shkak referët

- Bota Sot

Lulzim Abazi: Nëse ne nuk jemi në Europa Conference League - shkak referët

Kryetari klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi, ankohet për padrejtësinë e madhe që iu bë sot nga referi në ndeshjen e javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ferizajasit ankohen se penalltia e referuar në minutën e 68-t nga Mentor Ajeti nuk ekzistonte fare.

Kjo penallti u akordua për Llapin ku u barazua rezultati 1:1.  

“Nëse ne nuk jemi në UEFA Europa Conference League është për shkak të vendimeve të disa referëve!”, ka shkruar Abazi.

Ferizaj renditet në vend të katërt me 49 pikë sa ka edhe Malisehva në të tretin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot