Para finales Vllaznia - Egnatia

- Bota Sot

Para finales Vllaznia - Egnatia

Vllaznia – Egnatia do të jetë ndeshje më spektakolare e këtij sezoni në futbollin shqiptar.

Kjo pasi do të luhet mes tyre finalja e titullit në Superiore.

Duel që do të zhvillohet më 12 maj në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.

E kur jemi vetëm 3 ditë para kësaj sfide “Newsport ka mësuar edhe numrin zyrtar të biletave të shitura.

Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta.

Kjo do të thotë se mbi 7 mijë tifozë do të jenë në stadium për të parë këtë finale. Sigurisht numri i tyre do të vazhdojë të rritet në ditët në vazhdim, pasi siç jemi mësuar tashmë, shumë prej tifozëve preferojnë të blejnë biletën gjatë ditës së ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot