Bernardo Silva thotë se Manchester City do të japë gjithçka për të provuar të mbetet kampion bote në Botërorin për klube, turne i cila do të zhvillohet në Amerikë muajin e ardhshëm.
City hyn në turneun me 32 ekipe si një nga favoritët dhe doli fitues herën e fundit që gara u mbajt në formatin e saj të mëparshëm më të vogël, në vitin 2023, në Arabinë Saudite.
“Unë jam pro këtij ndryshimi në formatin e turneut. Nëse e shikoni gjithë eventin mendoj se është një garë e bukur, sidomos nëse shikoni ekipet që do të jenë atje. Më pëlqen ky ndryshim”, tha Silva.
“Do të thoja se mezi presim atë garë specifike. Do të jetë një garë e bukur me ekipe nga e gjithë bota. Është një kupë e mirë që kemi një mundësi për ta fituar”, shtoi portugezi.
Në fund, Silva tha: “Mendoj se do të luhet çdo katër vjet, kështu që nuk keni shansin si Premier League ose Champions për ta fituar çdo sezon. Do të japim gjithçka për ta fituar”.