Bernardo Silva: Jo vetëm FA Cup

- Bota Sot

Bernardo Silva: Jo vetëm FA Cup

Bernardo Silva thotë se Manchester City do të japë gjithçka për të provuar të mbetet kampion bote në Botërorin për klube, turne i cila do të zhvillohet në Amerikë muajin e ardhshëm.

City hyn në turneun me 32 ekipe si një nga favoritët dhe doli fitues herën e fundit që gara u mbajt në formatin e saj të mëparshëm më të vogël, në vitin 2023, në Arabinë Saudite.

Unë jam pro këtij ndryshimi në formatin e turneut. Nëse e shikoni gjithë eventin mendoj se është një garë e bukur, sidomos nëse shikoni ekipet që do të jenë atje. Më pëlqen ky ndryshim”, tha Silva.

“Do të thoja se mezi presim atë garë specifike. Do të jetë një garë e bukur me ekipe nga e gjithë bota. Është një kupë e mirë që kemi një mundësi për ta fituar”, shtoi portugezi.

Në fund, Silva tha: “Mendoj se do të luhet çdo katër vjet, kështu që nuk keni shansin si Premier League ose Champions për ta fituar çdo sezon. Do të japim gjithçka për ta fituar”.



Read it all at Bota Sot