Zyrtarizohen dy transferta për Kombëtaren U-21

- Bota Sot

Zyrtarizohen dy transferta për Kombëtaren U-21

FSHF ka konfirmuar axhendën e Kombëtares U-21 për muajin qershor.

Do të luhen dy transferta, ndaj Hungarisë më 5 qershor dhe më pas me Turqinë më 9 qershor.

Njoftimi i FSHF-së:

“Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027, ku Shqipëria është kualifikuar automatikisht si vend organizator.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballen në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vëzhguar nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar dhe për të testuar alternativa të ndryshme në funksion të ndërtimit të një skuadre sa më konkurruese për Europianin U-21 2027”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot