Vieira: Kam mësuar shumë prej tyre

- Bota Sot

Vieira: Kam mësuar shumë prej tyre

Patrick Vieira, trajneri i Genoa, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka folur rreth rrugëtimit të tij si trajner, ndikimin e trajnerëve të mëdhenj që ka pasur dhe rëndësinë e të rinjve në projektet që ka ndërtuar:

“Rrugëtimi im tregon se kam punuar gjithmonë me të rinj.

Te Nice, te Crystal Palace, që ishte një nga skuadrat më të vjetra të Premier League, edhe te Strasburg, kudo kam aktivizuar të rinj.

Por kujdes: të rinjtë duhet të kenë të drejtën të gabojnë dhe klubi duhet ta pranojë që, duke iu dhënë atyre mundësinë për të luajtur, ndonjëherë mund të humbasësh ndeshje. Është një punë që kërkon vite, por nëse pranohet, mund të funksionojë”.

Vieira përmendi disa të rinj që po rriten me Genoa: “Mendoj për Venturino, Ekhator, Masini, që është shumë i mirë. Pse nuk duhet të luajë? Kjo nuk më tremb. Sigurisht, balanca mes të rinjve dhe lojtarëve me përvojë është thelbësore.

Por për këtë do flasim më vonë me presidentin, Blazquezin dhe Ottolinin. Tani dua ta mbyll mirë kampionatin dhe mendoj për ndeshjen ndaj Napolit, një sfidë e bukur për t’u përjetuar”.

Për sfidat e ardhshme dhe modele si Atalanta e Bologna: “Unë besoj shumë te stabiliteti, është hapi i parë drejt suksesit. Bologna dhe Atalanta janë shumë përpara nesh për sa i përket organizimit të klubit.

Genoa sapo ka nisur këtë rrugë dhe nuk është ende momenti për krahasime”.

Për trajnerët që kanë ndikuar tek ai: “Kam kaluar 9 vite me Wenger tek Arsenali, më pëlqente shumë mënyra e tij e të dialoguarit me lojtarët, më ndihmoi të rritesha.

Nga Mourinho mësova menaxhimin e skuadrës nën presion, edhe Mancini ka qenë i rëndësishëm në aspektin mendor.

Dhe pastaj Capello, si te Milani ashtu edhe te Juventusi. Shumë të rëndësishme kanë qenë për mua edhe përvojat në akademitë e City dhe Strasburgut”.

Për kohën si lojtar në Itali: “Milan, Juventus, Inter. Absolutisht po, edhe ato vite më ndihmuan shumë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot