Te Teuta pritet një revolucion i madh në merkaton e verës.
Kjo pasi ekipi në këtë sezon ishte jashtë çdo pritshmërie, duke zhgënjyer jo pak.
Me të përfunduar kampionati kanë nisur edhe largimet e para. Pas Ergys Peposhit edhe Theodoros Mingos nuk do të jetë më lojtar i “Djemve të Detit”, pasi palët kanë ndarë rrugët mes tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë greku në një postim në rrjetet social. Futbollisti falenderon klubi për mundësinë e dhënë, ndërsa u uron suksese në vazhim.
Aventura e grekut në Durrës ka zgjatur vetëm 1 sezon, pasi në verën e vitit të kaluar u largua nga Kukësi për t’iu bashkuar Teutës. 27-vjeçari ia doli të luante vetëm në 13 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, në total 722 minuta.
Paraqitjet e tij nuk kanë bindur drejtuesit të cilët kanë vendosur të ndajnë rrugët me të, pasi nuk është më pjesë e planeve të tyre për sezonin e ri.