Ylli i Barcelonës tregon dallimet mes Guardiolës dhe Hansi Flick

- Bota Sot

Ylli i Barcelonës tregon dallimet mes Guardiolës dhe Hansi Flick

Hansi Flick ka revolucionarizuar Barcelonën që prej ardhjes së tij verën e kaluar, dhe si rezultat, tifozët kanë nisur sërish të ëndërrojnë.

Edhe pse e humbën Champions League këtë sezon, katalanasit besojnë se kjo mund të jetë një epokë e artë nën drejtimin e trajnerit gjerman.

Që nga koha e Pep Guardiolës apo Luis Enriques, mbështetësit e Barcelonës nuk kanë qenë kaq optimistë, dhe sa i përket të parit, një lojtar që ka luajtur si nën drejtimin e Guardiolës ashtu edhe të Flick është Ferran Torres.

Sipas “Sport” (përmes Sempre Barca), Ferran ka folur për të dy trajnerët, duke shpjeguar dallimin kryesor në qasjen e tyre ndaj lojtarëve.

“Ata janë fitues dhe dinë si të menaxhojnë një skuadër të madhe. Por Flick është më i afrueshëm, i intereson si po ja del në çdo aspekt.

Dhe diçka shumë e rëndësishme: ai tregon shumë dashuri për ata që luajnë më pak, që të mos humbasin motivimin dhe të jenë gati kur t’u vijë momenti.

Ky sezon më ka ndihmuar të konfirmoj që jam një numër 9.”

Ferran ka shkëlqyer këtë sezon, me 19 gola të shënuar në 44 paraqitje, shumë prej të cilëve si zëvendësues.

Ai ka luajtur zakonisht si zëvendësues i Robert Leëandoëskit në rolin e sulmuesit, dhe ka folur për eksperiencën në atë pozicion.

“Nuk e kam menduar kurrë se mund të isha një numër 9 derisa nisa me Pepin. Edhe Hansi më ka ndihmuar shumë.

Nuk jam një numër 9 tipik. Gjithë jetën kam qenë anësor, dhe tani mendoj se është pozicioni ku mund të shfrytëzoj më mirë cilësitë e mia.”

Ferran shpesh është lidhur me një largim nga Barcelona në sezonet e fundit, por duke qenë se Flick e vlerëson kaq shumë, nuk do të ishte surprizë të shohim që ai të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në Katalonjë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot