Te Dinamo nisin lëvizjet e para

- Bota Sot

Te Dinamo nisin lëvizjet e para

Dinamo do të luajë ndaj Partizanit sfidën e fundit të këtij sezoni.

Në “Elbasan Arena” do të luhet për vendin e 3-të dhe të 4-të, takim që do të startojë në orë 19:00.

Një sfidë e cila nuk ka shumë rëndësi, pasi ekipet siç dihet e kanë siguruar kualifikimin në Conference League.

Por pavarësisht kësaj sfide, fokusi më i madh i dinamovitëve është kthyer te merkatoja dhe përforcimet për Europën. Kështu mësohet se “Blutë” janë shumë afër transferimit të parë të kësaj merkatoje.

Dhe bëhet fjalë për Ysni Ismaili, i cili është pjesë e Vorës. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi nga skuadra kryeqytetase.

23-vjeçari falë paraqitjeve të tij të mira me skuadrën e Arian Bellait pati fituar edhe ftesën e kombëtares U-21 dhe tashmë nga Ilir Daja shihet si një element mjaft kyç për dinamovitët.

Në ditët në vijim mbetet të zbulohen më shumë mbi këtë lëvizje dhe cilat janë detajet e kontratës mes palëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot