Shkëndija-Gostivari nuk do të zhvillohet të dielën

- Bota Sot

Shkëndija-Gostivari nuk do të zhvillohet të dielën

Ndeshja ndërmjet KF Gostivar dhe KF Shkëndija, e paraparë të zhvillohet të dielën, më 11 maj 2025 nga ora 17:00, nuk do të luhet, për shkak se skuadra e Gostivarit ka braktisur garën në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në përputhje me rregulloren e garave, ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Shkëndija, ndërsa skuadra jonë do të ketë këtë fundjavë të lirë.

Kampionët kuqezi do të pushojnë këtë fundjavë, pas sigurimit matematikor të titullit të pestë kampion në histori të klubit, të arritur të mërkurën kundër Rabotniçkit.

Tashmë, dy xhirot e fundit do të shërbejnë vetëm për prestigj, ndërsa atmosfera festuese vazhdon në familjen kuqezi për ta përmbyllur të dielën e 18 majit me pranimin e trofeut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot