Milani ka marrë një fitore të rëndësishme me shifrat 3-1 kundër Bolonjës. Të dyja skuadrat do të përballen sërish të mërkurën e ardhshme, por këtë herë në finalen e Kupës së Italisë.
Konseisao ka vënë theksin te vështirësia e kësaj finaleje që e pret në mesjavë, duke shmangur pyetjen rreth të ardhsmes së tij në krye të Milanit.
Trajneri i kuqezinjve ka thënë për “DAZN”-in se nuk është tani koha për të diskutuar për të ardhmen e tij.
“Këtu është djali im i vogël, i cili duhet të shkojë në shkollë nesër. Unë duhet të shkoj në shtëpi dhe dua të ha diçka me familjen.
Konseisao nuk është i rëndësishëm, e ardhmja ime është nesër dhe të përgatitem në mënyrën më të mirë për një sfidë të vështirë kundër një ekipi që po luan shumë mirë në kampionat dhe që ka luajtur mirë në Ligën e Kampionëve.
Italiano i krijon shumë vështirësi skuadrave kundërshtare. Nuk dua t’i shpëtoj pyetjes, por nuk është koha për të folur për këtë”, ka thënë Serxho Konseisao.