Rregullohet defekti në gypin kryesor të ujësjellësit – rikthehet furnizimi me ujë

- Gazeta e Prizrenit

Rregullohet defekti në gypin kryesor të ujësjellësit – rikthehet furnizimi me ujë
Pas një pune intensive në kushte jashtëzakonisht të vështira, ekipet operative të KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë arritur të sanojnë me sukses avarinë e shkaktuar në gypin furnizues me diametër Ø 300 mm dhe Ø 600 mm.

Pavarësisht sfidave të terrenit dhe motit, punëtorët e kompanisë kanë punuar pa ndërprerje, përfshirë gjatë festave dhe fundjavës, me përkushtim të plotë për të rikthyer sa më parë furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët.

KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon të gjithë punëtorët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe shpreh mirënjohje ndaj qytetarëve për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kohës së ndërprerjes.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit