Egnatias i rikthehet portieri

- Bota Sot

Egnatias i rikthehet portieri

Ilir Dobjani është rikthyer te Egnatia.

Kështu, portieri mbylli aventurën e tij me Laçin pas disa muajsh huazim, që prej janarit. Megjithatë, te kurbinasit Dobjani nuk u preferua si titullar.

Në këto kushte, 24-vjeçari është rikthyer përsëri te rrogozhinasit. Kujtojmë se gardiani Dobjani u shpall kampion sezonin e kaluar me Egnatian, duke qenë një nga “triumfatorët” e atij sezoni historik.

Përsa i përket karrierës së tij, tashmë mbetet të shihet nëse 24-vjeçari do të vazhdojë te Egnatia, apo do të kërkojë për një “shtëpi” të re.

Kujtojmë se rrogozhinasit kanë titullar absolut një portieri si Mario Dajsinani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot