Sparta e Pragës u mposht dje nga Slavia me rezultatin 2:1.
Trajneri i Spartës, Lars Fris, shpërtheu me akuza ndaj gjykimit pas ndeshjes.
Gjithçka lidhej me një episod, kur Sparta pretendonte për penallti pas prekjes së topit me dorë.
“E keni parë, e dini, prandaj po pyesni.
Është dukshëm top i prekur me dorë.
Ky është opinioni im, nuk ndryshon gjë nga kampionati që është i merituar nga Slavia.
Por të luash një ndeshje këtu, është e tmerrshme. Federata duhet të zgjohet tani”, u shpreh trajneri i Spartës së Pragës.
Sparta regjistroi humbjen e tretë radhazi. Tashmë ka humbur shpresën për zonën Champions, por rrezikon edhe pjesëmarrjen në Europë.
Dje Albion Rrahmani shënoi, ndërsa u asistua nga Ermal Krasniqi dje. Qazim Laçi dhe Indrit Tuci morën minuta gjatë pjesës së dytë.