9 pikë në favor dhe kundër para “derbit”

- Bota Sot

9 pikë në favor dhe kundër para “derbit”

Barcelona, e cila po përpiqet të rikuperohet mendërisht dhe fizikisht nga eliminimi i dhimbshëm në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Interit në Milano dhe Reali i Madridit, i cili është ende në luftë për titullin e La Ligës pas fitores së tyre të vështirë fundjavën e kaluar në “Bernabéu” kundër Selta Vigos (3-2), do të përballen me njëritjetrin këtë të diel (ora 16:15) në “Montjuiç”.

Do të jetë “El Clasico” e fundit e sezonit, një duel vendimtar për kampionatin.  Blaugranat janë katër pikë përpara “Merengues” me katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit të Ligës. Këto janë përparësitë dhe disavantazhet për të dyja ekipet, sipas të dhënave të OPTA-s:

– Barcelona ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Realit të Madridit në të gjitha kompeticionet. Vetëm një herë në të gjithë historinë e “El Clásico”-s, midis viteve 2008 dhe 2010 me Pep Guardiolën trajner (pesë), skuadra blaugrana ka arritur katër ose më shumë fitore radhazi.

– Reali ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Barcelonës në të gjitha garat (1 humbje).

– Barcelona i ka fituar të tria ndeshjet kundër Real Madridit këtë sezon në të gjitha garat, me një diferencë prej 12 golash të shënuar dhe vetëm katër të pësuar.

– Barcelona nuk ka humbur asnjë nga 15 ndeshjet e fundit të La Ligas (13 fitore, 2 barazime), që nga humbja 2-1 ndaj Atletikos së Madridit më 21 dhjetor 2024.

– Reali i Madridiit ka fituar katër ndeshjet e fundit në La Liga dhe nuk ka arritur pesë fitore radhazi në kampionat që nga një seri prej nëntë fitoresh midis marsit dhe majit 2024.

– Barcelona ka shënuar 91 gola në La Liga 2024-25, rekordi i tyre më i mirë ofensiv pas 34 ndeshjeve të para të sezonit që nga sezoni 2016-17 (101 gola). Nga ana e tij, Reali ka pësuar 33 gola në La Liga 2024-25, rekordi i tyre më i keq në këtë fazë të sezonit që nga sezoni 2018-19 (38 gola).

– Robert Levandovski ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje kundër Realit të Madridit në të gjitha garat. Vetëm Lionel Mesi (26) dhe Luis Suarez (12) kanë shënuar më shumë kundër Realit në shekullin e 21-të.

– Mbape ka shënuar 36 gola në 52 ndeshje për Realin këtë sezon në të gjitha garat dhe mund të barazojë rekordin më të mirë të shënimit të golave për një lojtar në sezonin e tij të parë me këtë klub, të arritur nga Ivan Zamorano në sezonin 1992-93 (37 gola në 45 ndeshje).

– Trajneri i Barcelonës, Hans-Diter Flik, ka fituar të tria ndeshjet e tij kundër Realit në të gjitha garat. Vetëm Guardiola fitoi katër ndeshjet e tij të para zyrtare kundër Realit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot