Barcelona dhe Real Madridi kanë dhuruar spektakël futbolli për gjatë 90 minutave.
Barcelona është pothuajse kampion i ri i Spanjës.
Një fitore larg titullit.
Barcelona e ka mposhtur me rezultat 4:3 rivalin e përbetuar e të përjetshëm, Real Madridn.
Shtatë gola e shumë raste kënaqën mbi 50 mijë shikues në stadiumin në Barcelonë.
Ndeshje me kthesa të mëdha në rezultat.
Një Real Madrid që e nisi furishëm duke avancuar me rezultat 0:2 falë golave të Mbappes nga penalltia në minutën e 6-të dhe të 14-tën.
Barcelona këndellet shpejt e me kundërsulme të frikshme, 4 herë e ka ndëshkuar klubin mbretëror brenda pjesës së parë me golat e lojtarëve Garcia (19’), Yamal (32’), Raphinha (34’, 45’).
Padyshim duhet veçuar golin me mjeshtri të Yamal në këndin e djathtë të portierit Courtois.
Torres ka asistuar në tre gola në pjesën e parë, të parin, të dytin dhe të katërtin.
Pjesa e dytë dramë në vete, Barcelona duke shpërdoruar shumë raste e Real herë pas here i rrezikshëm.
Mbappe në minutën e 70-të ka shënuar het-trik duke iu falënderuar asistimit të Vinicius, 4:3.
Realë Madridi në fund të takimit ka humbur dy raste të qind për qindta!.
Barcelona kryeson me 82 pikë pas javës së 35-të, tani veç ka titullin në dorë, një fitore larg saj, ndërsa Real Madridi i dorëzuar në vend të dytë me 75 sosh.