Ndeshja e sotme e Beshiktashit ndaj Adana Demispor ka qenë e veçantë për futbollistët shqiptarë në të dy ekipet, pasi ata kanë gjetur rrugën e rrjetës.
Në minutën e 44-t, protagonist për ekipin e Beshiktashit u bë Milot Rashica, i cili pas një harkimi nga e djathta, goditi në mënyrë perfekte në zonë duke gjetur golin e rezultatit 2-0.
Por para fundit të pjesës së parë, atij iu përgjigj nga ana tjetër Arda Kurtulan.
Futbollisti i cili ka qenë titullar fiks i Adana në këtë sezon, por është injoruar vazhdimisht nga trajneri Silvinjo, u tregua i aftë të kthente në rrjetë një top që ishte përplasur në traversën e portës së Beshktash. Goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, por pas u cilësua i rregullt nga VAR.