Presidenti i skuadrës së Premier Ligës futet në fushë dhe i kërkon llogari me tone të ashpra

- Bota Sot

Presidenti i skuadrës së Premier Ligës futet në fushë dhe i kërkon llogari me tone të ashpra

Skuadra e Notingham Forest nuk shkoi më shumë se barazimi 2 me 2 ndaj Lestër Sitit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Premier Ligës. 

Në fundin e ndeshjes u pa pronari i skuadrës bardhekuqe, Evangelos Marinakis që u fut në fushë. 

Ai shkoi direkt te trajneri i klubit të tij, Nuno Espirito Santos dhe filloi të kishte disa bisedime në dukje me tona të ashpra që shprehin qartë pakënaqësinë e rezultatit. 

Pronari grek kërkoi fitore sot, pasi skuadra e tij tashmë rrezikon kualifikimin në Champions League për sezonin e ri. 

Notingham është në pozitën e shtatë me 62 pikë, vetëm një më pak se vendi që të dërgon në Champions.



Lexoni të gjitha në Bota Sot