Rasti “Mati”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri

- Bota Sot

Rasti “Mati”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri

Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin “Mati”, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona.

PSRK ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 euro.

Sipas njoftimit, kjo pasuri është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., e cila me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special është sekuestruar, si në vijim:

-20 njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro;

-Dy lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro;

-17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro;

-Gjashtë depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 euro.

Rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e Parasë”, dhe për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot