Tare “nuk fshihet” më për të ardhmen: Milan klub historik, një objektiv për të gjithë

- Bota Sot

Tare “nuk fshihet” më për të ardhmen: Milan klub historik, një objektiv për të gjithë

Igli Tare nuk fshihet: “Milani është një Objektiv për të gjithë.

Të punosh për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder”. Ish-drejtuesi i Lazios, tashmë pa kontratë, është ndër kandidatët më të fortë për rolin e drejtorit sportiv të klubit kuqezi, edhe pse, sipas CEO-s Furlani, ende nuk është marrë një vendim në këtë drejtim.

“Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe njëkohësisht të jem shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam gjysmën e jetës që punoj këtu, kam pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari”, tha Tare për La Stampa.

Furlani ka folur së fundi për garë për caktimin drejtorin sportiv:

“Jemi duke vlerësuar nëse do të punësojmë një drejtor sportiv dhe gjithashtu thashë që çështja qendrore nuk ishte të punësosh dikë urgjentisht vetëm për hir të saj, por të zgjedhësh personin e duhur. Fokusi është të mbyllet mirë sezoni, por nëse shtojmë dikë do të jetë personi i duhur, por nuk ka nxitim.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot