Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi në atë rajon.
Sipas Policisë, i dyshuarit është Kujtim Alimusaj i lindur në fshatin Strellc i epërm në Pejë.
I njëjti sipas komunikatës kërkohet për veprën penale “Vrasje e mbetur nё tentativё”.
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 12 maj 2025
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• KUJTIM (Selim) ALIMUSAJ i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm-Pejё.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
• “Vrasje e mbetur nё tentativё”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
-192 dhe 080019999 (pa pagesë)
-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
-E-mail adresa: [email protected]