I dyshuar për ‘Vrasje në tentativë’, Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

- Bota Sot

I dyshuar për ‘Vrasje në tentativë’, Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi në atë rajon.

Sipas Policisë, i dyshuarit është Kujtim Alimusaj i lindur në fshatin Strellc i epërm në Pejë.

I njëjti sipas komunikatës kërkohet për veprën penale “Vrasje e mbetur nё tentativё”.

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 12 maj 2025

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• KUJTIM (Selim) ALIMUSAJ  i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm-Pejё.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Vrasje e mbetur nё tentativё”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

-192 dhe 080019999 (pa pagesë)

-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

-E-mail adresa: [email protected]



Read it all at Bota Sot