Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një pjesë e fasadës së një objekti banesor është shkëputur nga streha dhe ka rënë mbi disa vetura të parkuara, por se nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarjen e ka raportuar kalimtari i rastit, Eset Berisha, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes dhe ndodhej vetëm pak metra larg vendit ku ra fasada.
“Si kalimtar rasti isha dëshmitar i shkëputjes së fasadës nga streha e objektit banesor në lagjen Dardania, rr. Musine Kokollari.
Pjesa e fasadës ra pak metra larg meje mbi disa vetura të banorëve. Rastin e lajmërova menjëherë në polici, për veprime të mëtejme, me qëllim të parandalimit të rrezikut,” ka shkruar ai në një postim.