Shkendija e Tetovës,, kampion i ri i Maqedonisë së Veriut, do ta përfaqësojë Maqedoninë në raundin e parë kualifikues të Champions League këtë verë.
Nëse kalojnë raundin e parë, do të luajnë në raundin e dytë kualifikues të Championsit, nëse eliminohen që në fillim, do të vazhdojnë në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Shorti për raundin e parë dhe të dytë të Champions League do të mbahet më 17/18 qershor, dhe ndeshjet e raundit hapës do të luhen më 8/9 dhe 15/16 korrik.
Dhe Këta janë rivalë të mundshëm të Shkëndijes: Ludogorets (Bullgari), Malmo (Suedi), Zalgiris (Lituani), Riga (Letoni), Lincoln (Gjibraltar), KuPS (Finlandë), New Saints (Uells), Drita e Gjilanit, Breidablik (Islandë), Linfield (Irlanda e Veriut).