I rikthyer në fushë së fundi pas një dëmtimi

- Bota Sot

I rikthyer në fushë së fundi pas një dëmtimi

Mbrojtësi i Manchester City, Manuel Akanji, i rikthyer në fushë së fundi pas një dëmtimi, ka vendosur si objektiv dy fitore për skuadrën e tij në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, për të siguruar kështu një vend në Champions League.

“Citizens” arritën një barazim pa gola ndaj Southampton të shtunën e kaluar, një hap pas në renditje.

Që do të thotë se ata ende nuk e kanë të garantuar një përfundim në “top-pesëshen” e skuadrave më të mira në Premier League.

Manchester City mund të kenë nevojë t’i fitojë të dyja ndeshje e mbetura për t’u siguruar. “Është zhgënjyese kur nuk shënon një gol pasi përpiqesh aq shumë për 90 minuta”, tha mbrojtësi zviceran Akanji.

“Natyrisht që për të shkuar në Ligën e Kampionëve duhet t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura. Për fat të mirë gjithçka është në duart tona dhe nëse fitojmë dy ndeshjet e fundit në kampionat do të jemi aty”, tha Akanji.



Lexoni të gjitha në Bota Sot