Juventusi ka humbur një lojtarë shumë të rëndësishëm për dy javët e fundit të kampionatit.
Mbrojtësi titullar, Pierre Kalulu është pezulluar me dy ndeshje.
Francezi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Lazios, ndëshkim që i ka kushtuar pezullimin me dy ndeshje.
Ku kanë mbetur edhe dy javë për tu luajtur në Serinë A, sezoni për Kalulu është mbyllur. Megjithatë francezi nuk është i vetmi i pezulluar.
Për ndeshjen e radhës, Juventusi duhet të luajë edhe pa Nicolo Savonën dhe Khepher Thuram, të cilët kanë plotësuar numrin e kartonëve.