Nesër do të vendoset finalja e madhe, gjithçka e hapur

- Bota Sot

Nesër do të vendoset finalja e madhe, gjithçka e hapur

Pas triumfit të Egnatias në “Final Four” ku mundën 4-0 Vllazninë dhe u shpallën kampion për këtë sezon në Abissnet Superiore, tani do të jetë radha për “Final Four” të femrave.

Nesër do të luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Final 4” për vajza, ku do të përcaktohet finalja e madhe e sezonit. Ndryshe nga “Final Four” për meshkuj, ku luhet vetëm me një takim, te femrat luhet me dy takime, ardhje-vajtje. Gramshi – Partizani do të zhvillohen në orën 15:00, ndërsa Vllaznia – Apolonia në orën 17:00.

Dy përballje me rëndësi të madhe, pasi skuadrat që sigurojnë finalen do të marrin pjesë në garat europiane.

Ndeshja Gramshi – Partizani do të luhet në stadiumin e Vorës, aty ku vajzat gramshiote do të kërkojnë përmbysjen pas humbjes 1-0 në sfidën e parë. Nga ana tjetër, Partizani do të synojë një tjetër rezultat historik për të siguruar finalen e madhe të “Final 4”.

Takimi tjetër, Vllaznia – Apolonia, do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, gjithçka mbetet e hapur. Kampionet në fuqi kanë avantazhin e faktorit fushë në këtë sfidë vendimtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot