Të paktën 11 fluturime janë devijuar dhe të tjera janë vonuar pas alarmit për bombë në bordin e një avioni në Belgjikë.
Avioni Boeing 737 u ul në orën 10:52 të mëngjesit sipas orës lokale, pas një udhëtimi nga Faro në Portugali dhe kishte rreth 170 pasagjerë në bord.
Avioni ndërpreu fluturimin në aeroportin e Charleroi në Bruksel dhe rreth tij u krijuar një perimetër sigurie ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.
Aeroporti i Charlero pret mbi 9,000,000 pasagjerë në vit ndërsa rrjeti i tyre i fluturimeve përfshin pothuajse 200 destinacione.