Këto janë 10 shtetet e para nga gjysmëfinalja, të kualifikuara për “Eurovision 2025”

- Gazeta e Prizrenit

Këto janë 10 shtetet e para nga gjysmëfinalja, të kualifikuara për “Eurovision 2025”

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit ka përfunduar me emocione të mëdha në Bazel të Zvicrës, ku janë shpallur 10 shtetet që siguruan kualifikimin për finalen e madhe që zhvillohet të shtunën, më 17 maj.

Në mesin e 15 shteteve që garuan, publiku dhe juritë kombëtare kanë zgjedhur për të çuar përpara këto vende: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.

Spektakli u mbajt në arenën “St. Jakobshalle”, ku atmosfera ishte e zjarrtë si në sallë ashtu edhe në zonën e tifozëve “EuroVillage”, ku mijëra entuziastë të Eurovisionit ndoqën çdo moment nga afër.

Pjesëmarrja e Shqipërisë, e përfaqësuar nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjarr”, u mirëprit me entuziazëm të jashtëzakonshëm, duke u cilësuar si një nga performancat më të veçanta dhe më të komentuara të mbrëmjes.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit