I pranishëm në një event, Adriano Galliani, zëvendës-president dhe CEO i Monzas, ka folur në lidhje me aventurën e re të Ancelottit (një njohje e tij e vjetër nga kohët e Milanit) si trajneri i ri i kombëtares së Brazilit.
“Kam folur në telefon me Ancelottin, ai po kërkon një shtëpi dhe është i lumtur.
Do të jetë trajner i ekipit të dytë kombëtar për të gjithë në botë. Kur eliminohesh nga një Kupë Bote, zakonisht kthehesh në një tifoz të Brazilit.
Futbolli atje është gëzim dhe argëtim. Aktualisht kombëtarja braziliane po paraqitet shumë keq, kështu që Carlo patjetër do të bëjë më mirë. Është e pamundur të bësh më keq se sa tani”, ka thënë mes të tjerash Galliani.