Costa në Mal të Zi: Do të ishte mirë t’i bashkoheshit BE-së edhe para vitit 2028

- Bota Sot

Costa në Mal të Zi: Do të ishte mirë t’i bashkoheshit BE-së edhe para vitit 2028

Para vizitës së tij në Kosovë, presidenti Këshillit të Evropës, Antonio Costa, është duke realizuar takime në Malin e Zi, ai së fundmi u takua me presidentin malazez, Jakov Milatoviq, me të cilën mbajtën një konferencë për media.

Costa para të pranishmëve tha se nëse Mali i Zi bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028 është një slogan i mirë, sipas tij, do të ishte domethënëse nëse do të ndodhte kjo edhe më herët.

“Është shumë e rëndësishme të ruani marrëdhënie të mira me fqinjët tuaj, veçanërisht me ato vende që janë tashmë anëtare të BE-së”, tha Costa për malazezët.

Costa tha se mezi po e pret të vazhdojë punën e përbashkët nesër në takimin me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së, shkruan Vijesti.

Costa do të vijë edhe sot për vizitë në Kosovës pasdite, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë konferencë për media.



Lexoni të gjitha në Bota Sot