Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, beson se e di çfarë i duhet skuadrës së tij për të qenë shumë më mire në renditje. “Djajtë e kuq” janë në vendin e 16-të në Premier League, një pozicion që ai e ka quajtur “të papranueshëm”.
“Unë jam përgjegjës. Është e vështirë të gjesh një fjalë tjetër. Jam shumë i turpëruar që në 25 ndeshje që jam këtu si trajner kemi fituar gjashtë. Diçka nuk është në rregull në mënyrën se si po luajmë futboll”, tha Amorim.
“Ndonjëherë nuk ka të bëjë me mënyrën se si luajmë taktikisht dhe teknikisht. Është mënyra se si përballemi me konkurrencën dhe mënyra se si vuajmë, mënyra se si inatosemi sepse po humbasim dhe mënyra se si mbrojmë avantazhin”, shtoi portugezi.
Më tej, Amorim shtoi: “Këto gjëra duhet t’i përmirësojmë dhe ndonjëherë nuk janë vetëm brenda fushës, por edhe jashtë fushës. Ajo ndjenjë që po flas për të luftuar deri në fund. Nuk është në rregull të humbasësh, nuk është në rregull të barazosh”.
“Nuk ka rëndësi nëse mund të ndryshojmë pozicionin tonë në Ligë apo jo, kjo ndjenjë ka të bëjë me besimin dhe mirëkuptimin se ne jemi Manchester United dhe pozicioni ynë është në Premier League është i papranueshëm”, deklaroi Amorim.
“Për mua kjo nuk është mungesë besimi, është mungesë e diçkaje më të thellë. Unë flas me bordin, me të gjithë dhe madje edhe me tifozët në çdo moment”, deklaroi trajneri i ardhur në vend të Ten Hag në mes të sezonit.
“Unë kam një ndjenjë të qartë se e di se çfarë i duhet këtij ekipi për të qenë shumë më i mire. Kjo më ka ndihmuar të ruaj atë nivel që të mos ulet aq shumë dhe jo aq lart në disa momente”, tha Amorim.