Reali sonte synon trepikëshin te skuadra e Muriqit

- Bota Sot

Reali sonte synon trepikëshin te skuadra e Muriqit

Reali sonte synon këndelljen pas humbjes ndaj Barçës

Real Madridi sonte do të tentojë të këndellet nga humbja e El Clasicos së katërt këtë sezon ndaj Barcelonës.

Me grupin e yjeve e lojtarëve të shumtë me eksperiencë, “Mbretërit” do të jenë nikoqirë të skuadrës së Vedat Muriqit, Mallorcas.

Reali synon tre pikë nga kjo ndeshje për të mbajtur gjallë sado pak ëndrrën për titullin e La Ligas, ndonëse 7 pikë larg kreut, rivalit të përbetuar Barcelonës.

Mallorca nga ana tjetër, synim ka garat evropiane, duke u pozicionuar në vendin e nëntë, me pikë të barabarta me Rayo Vallecanon në vendin e tetë, pozitë kjo që çon në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Skuadra e Muriqit hyn në këtë ndeshje pas fitores së arritur xhiron e fundit ndaj Valladolidit.

Lojtari kosovar i ka shënuar në të kaluarën Realit, dhe këtë shpreson se do ta bëjë sërish edhe sonte.

Kjo përballje zhvillohet nga ora 21:30.

Veç kësaj, në La Liga këtë mbrëmje zhvillohen edhe dy ballafaqime tjera, Villarreal – Leganes në Sport1 dhe Alaves – Valencia në kanalet sportive të Kujtesas.

Të dy këto ndeshje luhen nga ora 19:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot