Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dalë në mbrojtje të mbrojtësit Ronald Araujo, pas kritikave që ky i fundit mori pas ndeshjes në Milano.
Në një deklaratë për mediat, Flick theksoi rëndësinë e mbështetjes së lojtarëve në momente të vështira dhe refuzoi të fajësojë vetëm një individ për humbjen e ekipit.
“Kemi folur me Ronald Araujon.
Të gjithë kemi bërë gabime në Milano…
Të gjithë dështojmë në një moment, pavarësisht profesionit”, u shpreh Flick, duke nënvizuar se përgjegjësia për humbjen nuk i takon vetëm një lojtari.
Trajneri gjerman shtoi se mënyra se si përballohen gabimet është thelbësore për zhvillimin e një skuadre dhe të një lojtari në veçanti.
“Të gjithë kemi kaluar situata të tilla. Ajo që ka rëndësi është si i përballojmë. Prandaj dua ta mbroj Araujon, ai nuk është i vetmi që bëri një gabim”.