Ende nuk është bërë e ditur nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të marrë pjesë apo jo në bisedimet e paqes në Stamboll, të cilat pritet të nisin nesër.
Por, burime për agjencinë e lajmeve Reuters kanë bërë të dituer se Turqia ka përsëritur se është e gatshme të presë bisedime të tilla, raporton Sky News.
Deri më tani është bërë e ditur se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po planifikon të shkojë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, për takime me udhëheqësit e vendit.
Por, ai ka thënë se do të shkojë në Stamboll vetëm nëse Putin pranon sfidën e tij për t’u takuar ballë për ballë për bisedime.