Ajax i bën gropën vetes

- Bota Sot

Ajax i bën gropën vetes

Nëse deri në javën e 29-të gara për titull quhej e mbyllur në Holandë,

Ajax në mënyrë të habitshme zhgënjen në 4 ndeshjet e fundit duke pësuar dy humbje turpëruese 4-0 ndaj Utrecht dhe 0-3 ndaj Nijmegen si dhe barazim 1-1 ndaj Sparta Rotterdam, ndërsa sot u ndal nga Groningnen po në barazim, 2-2.

Vendasit barazuan shifrat në minutat e fundit të kohës shtesë.

Në anën tjetër, PSV mori sot fitoren e 6-të rresht, duke fituar 4-1 ndaj Heracles dhe kur jemi një javë para fundit, kryeson me 1 pikë më shumë se Ajax.

Të dielën luhet java e fundit, Ajax pret në fushën e saj Tëente, ndërsa PSV luan në transfertë ndaj Sparta Rotterdam.

Ndërsa Feyenoord e drejtuar nga Robin van Persie renditet i treti dhe me fitoren e sotme 2-0 ndaj Waalwijk, siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në fazën e kualifikimeve në Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot