Suksesi eventual në Ligën e Evropës, pagat te Man Utd mund të rritën për 30 milionë euro

- Bota Sot

Suksesi eventual në Ligën e Evropës, pagat te Man Utd mund të rritën për 30 milionë euro

Lojtarët e Manchester United pritet të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagave nëse fitojnë finalen e Ligës së Evropës kundër Tottenham Hotspur, me shifrën që mund të tejkalojë 30 milionë funte.

Fitorja do t’u siguronte atyre një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025-26, duke aktivizuar klauzolat e bonuseve në kontratat e tyre.

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve do të sillte një rritje prej 25 për qind në pagat e lojtarëve, një shtesë e rëndësishme që pasqyron rëndësinë e kësaj gare të madhe.

Si pasojë, fatura totale e pagave për klubin mund të arrijë deri në 360 milionë funte, nga rreth 325 milionë sa janë aktualisht këtë sezon.

Ndërsa bonusi për fitimin e Ligës së Evropës është rreth 1 milion funte, përfitimet afatgjata nga Liga e Kampionëve janë shumë më të mëdha.

Në krahasim, fitimi i vetë Ligës së Kampionëve do të sillte shpërblime deri në 10 milionë funte për skuadrën.

Për Manchester United, suksesi në finale nuk do të thotë vetëm një trofe, por edhe përmirësim të të ardhurave dhe për sezonin e ardhshëm. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot