Maresca: Ndeshja ndaj Manchester Utd vlen shumë

- Bota Sot

Maresca: Ndeshja ndaj Manchester Utd vlen shumë

Ditën e premte, në “Stamford Bridge” të Londrës do të luhet ndeshja mes Chelsea dhe Manchester United. Një përballje delikate për dy skuadra që janë finaliste në turnetë europianë.

Por, për “blutë” vlen edhe një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, aty ku “djajtë e kuq” mund të shkojnë nëse fitojnë Europa League. “Ne jemi të përqendruar vetëm te kjo sfidë”, tha trajneri italian i Chelsea, Enzo Maresca.

“Ne përpiqemi të përqendrohemi te vetja dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën këtu.

Nuk ka të bëjë me faktin nëse është një kohë e mirë për t’u përballur me ta. Edhe pse humbëm kundër Neëcastle, mendoj se ekipi është në një moment të mirë”, tha Maresca.

“Në 10 ndeshjet e fundit të Premier League kemi marrë 20 pikë. Një mesatare prej dy pikësh për ndeshje është një mesatare e mirë për të arritur një vend në Champions. Pra, të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të fituar të premten në mbrëmje”, shtoi Maresca.

Më tej, trajneri i Chelsea komentoi sezonin: “Që nga dita e parë, thashë se klubi më tha pas dy vitesh se duam të luajmë në Champions League. Por, kur je mes katër të parëve gjatë gjithë sezonit, është e natyrshme që objektivi ndryshon”.

“Mendoj se kemi pasur një sezon të mirë që do të bëhet një sezon shumë i mirë nëse mund të përfundojmë në pesë të parët dhe të fitojmë Conference League.

Kishte momente, në pesë-gjashtë muajt e parë, ku ishim të dytët dhe të tretët në kampionat.  Tani jemi të pestët dhe do të përpiqemi të përfundojmë mirë”, tha Maresca.



Lexoni të gjitha në Bota Sot