Realizoi 13 gola në Champions, sulmuesi cilësohet si dhurata e PSG-së

- Bota Sot

Realizoi 13 gola në Champions, sulmuesi cilësohet si dhurata e PSG-së

PSG-ja ëndërron ta përfundojë sezonin duke fituar Ligën e Kampioneve, por tashmë po shikon drejt së ardhmes ku po studion lëvizjet në merkato. 

Sipas Bild, klubi parizien dëshiron të forcojë repartin e tyre sulmues me një numër 9 të vërtetë dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Dortmundit, Serhou Girasi.

Sulmuesi nga Guinea ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Ligën e Kampioneve, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 14 ndeshje.

Në total, në të gjitha garat, ai ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 9 asiste, duke konfirmuar formën e tij pas kampionatit sensacional 2023/24 me Shtutgartin. Numra që janë joshës për shumë njerëz, me Milanin dhe Juventusin që presin për një kohë dhe CCelsin që e dëshiron.

Girasi është në kulmin e karrierës së tij dhe kjo mund të jetë shansi i tij i fundit për t’u transferuar në një klub të nivelit të lartë. PSG-ja është një destinacion tërheqës dhe klubi ka forcën financiare për të mbyllur marrëveshjen dhe për t’i dhënë Luis Enrikes një dhuratë të bukur.

Verdhezinjtë kërkojnë 70 milionë, të cilat mund të mbulohen pjesërisht nga shitjet e Randal Kolo Muani (të cilin Juve do të donte ta mbante) dhe Gonçalo Ramos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot