Juventusi nuk ka hequr dorë nga Mario Mitaj. Futbollisti i Kombëtares shqiptare tregohet sërish si një objektiv i “Zonjës” për merkaton.
“Tuttosport” raporton se drejtuesit po studiojnë dy mundësi, pikërisht Fran Garsian dhe Mario Mitajn. Krahu i majtë i mbrojtjes është i domosdoshëm për t’u përmirësuar te “Zonja”, që kërkon të ketë sërish skuadër konkurrente.
Objektiv i parë mbetet Nuno Tavaresh i Lacios. Kartoni i 25-vjeçarit zotërohet nga Arsenali, por arsyeja përse Juve ngurron janë ndëmtimet e shumta.
Fran Garsia ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Realin. Mitaj, 21 vjeç, konsiderohet edhe alternativa më e re në moshë. Tek Al Itihadi ka spikatur, ndërsa ka firmosur deri në vitin 2028.