Gjykata Supreme shkarkon presidentin e Federatës së Futbollit

- Bota Sot

Gjykata Supreme shkarkon presidentin e Federatës së Futbollit

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në futbollin brazilian. Presidenti i Federatës së Futbollit në Brazil, Ednaldo Rodrigues është shkarkuar nga detyra, për shkak të korrupsionit.

Gjykata Supreme e Brazilit ka shpallur sot fajtor presidentin e Federatës së Brazilit për shkelje të ndryshme. Rodrigues është shkarkuar nga të gjitha funksionet e tij.

Federata braziliane është urdhëruar nga Gjykata që sa më shpejt të zgjedhë presidentin e ri.

Kujtojmë se kjo masë e rreptë dhe drastike vjen pas lajmit se Carlo Ancelotti do të marrë rolin e trajnerit te përfaqësuesja e Brazilit.

Kujtojmë se trajneri italian kishte komunikuar drejtpërdrejtë me presidentin Rodrigues, duke rënë dakord për bashkëpunim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot