Sacchi: Ta shoh Milanin në këtë gjendje

- Bota Sot

Sacchi: Ta shoh Milanin në këtë gjendje

Pas zhgënjimit në finalen e Kupës së Italisë, Arrigo Sacchi komentoi sezonin e keq të Milanit për “Gazzetta dello Sport”:

“Ta shoh Milanin në këtë gjendje më jep një trishtim të madh, sepse unë jam i lidhur me atë ambient, me tifozët, me ato ngjyra. Duke parë finalen e Kupës së Italisë, të humbur me meritë ndaj Bologna, mora konfirmimin e asaj që mendoja që në fillim të këtij sezoni: Milani nuk është një skuadër”.

Për klubin: “Presidenti Berlusconi, kur më mori mua, më tha që synimi i tij ishte të fitonte dhe të bindte. Donte që Milani të bënte spektakël, të argëtonte njerëzit. Kishte një ide dhe dinte si t’ua përcillte bashkëpunëtorëve të tij. A ju duket se Milani i sotëm, si klub, ka ndonjë ide? Mua më duket se jo”.

Për zgjedhjet e trajnerëve: “Zgjedhja e trajnerit në fillim të sezonit është thelbësore. Milani, verën e kaluar, fillimisht mendoi të merrte Lopeteguin, por më pas, pasi tifozët u zemëruan, kaloi te portugezi Fonseca. Ata që morën këtë vendim bënë një gabim të madh.

Në mes të sezonit e ndryshuan mendimin dhe ia besuan pankinën Sergio Conceiçao, i cili sipas meje është më pak fajtor se të gjithë, sepse u gjend në kaos total. Dhe në fund, do ta shihni që pikërisht ai do të paguajë, sepse ky është një ligj i vjetër dhe absurd i futbollit: largo trajnerin dhe bëj sikur gjithçka rregullohet”.

Për merkaton dhe skuadrën: “Milani është një përzierje lojtarësh të marrë pa kriter.

Nuk po diskutoj cilësitë e tyre teknike individuale, edhe pse mund ta bëja. Problemi është se nuk janë elementë që formojnë një skuadër.

Bëhen blerje nga jashtë dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse; vijnë lojtarë me përvoja dhe kultura krejtësisht të ndryshme. Duhet përpjekje për t’i përshtatur, por në këtë mënyrë si mund të krijosh një stil loje”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot