Dominguez: Le të shkruajmë historinë, Botërori 2030 me 64 skuadra

- Bota Sot

Dominguez: Le të shkruajmë historinë, Botërori 2030 me 64 skuadra

Një Kupë Bote me 48 ekipe mund të mos mjaftojë. Alejandro Domínguez, president i CONMEBOL-it, foli në Kongresin e 75-të të FIFA-s të mbajtur në Paraguai dhe kërkoi që të merret parasysh ideja e tij: sa më shumë kombëtare të marrin pjesë në Kupën e Botës të 100-vjetorit, aq më interesante do të jetë.

“Jemi kaq afër, edhe nëse duket larg, dhe sot nuk mund të mos flasim për këtë. Sot dua t’i ftoj të gjithë të reflektojnë, të gjithë Kongresin: Dua t’ju ftoj të mendoni se si do të jetë Kupa e Botës e njëqindvjetorit. Më besoni, ne jemi të privilegjuar që kemi mundësinë të jemi ata që do të marrim këtë vendim”, tha ai.

Konkretisht, ai iu referua propozimit të Federatës së Futbollit të Uruguait për zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 64 kombëtare. Edicioni do të luhet në Spanjë, Marok dhe Portugali, si dhe ndeshjet hapëse në Uruguai, Paraguai dhe Argjentinë.

“Le të ëndërrojmë, të besojmë shumë dhe të fillojmë të punojmë drejt një Botërori 2030 që nuk është arritur kurrë më parë dhe që do të mbetet në histori, në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë dhe bota të marrë pjesë në atë që do të ndodhë”, vazhdoi ai.

Le të kujtojmë se FIFA tashmë është zgjeruar në 48 ekipe duke filluar nga edicioni i vitit 2026 – megjithëse mes shumë polemikave – dhe tani mund të konsiderojë zgjerimin e mëtejshëm të pjesëmarrjes në 16 skuadra të tjera, edhe nëse disa, si presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, janë kundër saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot