Xabi Alonso do ti japë lamtumirën Bajer Leverkusenit ditën e nesërme, ku do të ulet në stolin e klubit për herë të fundit në ndeshjen kundër Mainz.Ai foli në mënyrë misterioze për të ardhmen e tij, e cila tani po shkon drejt Real Madridit.
Trajneri bask, në një intervistë me Kicker, zbuloi çelësin e suksesit dhe shpjegoi se jo gjithçka që funksionoi në Leverkusen mund të përsëritet në Madrid.
“Sigurisht, dikush dëshiron të ketë përvoja të reja, të provojë gjëra të ndryshme. Ajo që funksionon këtu, diku tjetër mund të mos funksionojë. Kështu që duhet të reflektosh. Përmes këtij mendimi, kësaj analize, ti sigurisht që përmirësohesh”.
Një element kyç i suksesit të Alonsos në Leverkusen ishte marrëdhënia e besimit që ai ndërtoi me lojtarët.
“Ajo që ishte thelbësore për mua ishin lojtarët. Unë kisha bindjen e tyre, besimin e tyre, ata më dhanë privilegjin që doja duke më ndjekur, e ndjeva. Kur u përpoqëm të bënim diçka ndryshe kundër ekipeve kryesore, ata besuan se mund të funksiononte”, shtoi ai, duke përmendur në veçanti gatishmërinë e lojtarëve të tij për të zbatuar plane të guximshme taktike, veçanërisht kundër Bajern Mynih.