Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

- Gazeta e Prizrenit

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm, duke kaluar çdo pritshmëri. Vetëm në 12 orët e para pas hapjes së aplikimit për bileta, janë regjistruar rreth 200 mijë kërkesa nga mbi 50 mijë aplikues.

Sipas Telesport, parashikohet që numri i aplikuesve të shkoj deri në 200 mijë, e që do të thotë kërkesë për 800 mijë bileta për një stadium me kapacitet 22 mijë ulësesh.

Atmosfera pritet të jetë si asnjëherë më parë për këtë përballje të jashtëzakonshme.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, do të zhvillohet më 7 qershor në Tiranë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit