Shkëndija përgatitet për festë

- Bota Sot

Shkëndija përgatitet për festë

Shkëndija e Tetovls të shtunën e mbyllin sezonin 2024/25 me një përballje pa presion ndaj Sileksit, në një duel që nuk ka më vlerë të rezultatit, por emocionalisht është i veçantë.

Kjo për shkak se pas përfundimit të sfidës, Shkëndija do të kurorëzohet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë në histori.

"Pas katër ndeshjeve pa tifozë, stadiumi rikthehet të mbushet me ngjyrat kuqezi, pasi Komisioni i Disiplinës pranë FFM-së ka miratuar kërkesën për uljen e dënimit.

Fitorja 2:1 ndaj Rabotniçkit në xhiron e 31-të vulosi matematikisht titullin, ndërsa xhiron e kaluar kuqezinjtë ishin pushim për shkak të tërheqjes së Gostivarit nga gara.

Kjo u dha mundësi stafit që të ofrojë pak pushim para rikthimit në stërvitje me atmosferë festive dhe përqendrim për mbylljen e suksesshme të kampionatit.

Skuadra

Shkëndija hyn në këtë duel pa mungesa në skuadër. Nuk ka lojtarë të dëmtuar apo të pezulluar dhe trajneri Jeton Beqiri ka në dispozicion formacionin e plotë për ndeshjen dhe ceremoninë kampionale.

Kundërshtari

Sileksi mbyll një sezon shumë pozitiv si nënkampion. Nuk ishte favorit në nisje, por me ecuri të qëndrueshme, sidomos në pjesën e parë të sezonit, qëndroi gjithnjë në garë për titull. Në pauzën dimërore, ishte lider së bashku me Shkëndijën dhe Rabotniçkin, por në pranverë kuqezinjtë rritën ndjeshëm ritmin dhe me meritë siguruan titullin dy xhiro para fundit.

Transmetimi

Shkëndija-Sileksi luhet të shtunën në Tetovë dhe transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel nga ora 17:00. Mbyllja e sezonit dhe ceremonia e ndarjes së trofeut do të shoqërohen me festë pas ndeshjes!", ka njoftuar FC Shkëndija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot