Aston Villa ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Aston Villa mundi Tottenhamin, me rezultat 2:0, të enjten në kuadër të elitës së futbollit anglez.
Ezri Konsa e realizoi golin e parë në minutën e 59-të.
Boubacar Kamara shënoi për 2:0 në minutën e 73-të.
Me këtë fitore, Aston Villa, ka 66 pikë dhe është në zonën “Champions”.
Për Villan kjo ishte fitorja e tretë rresht në ligë.
Ndërkohë për Tottenhamin ishte disfata e dytë rresht.
Tottenhami ka 38 pikë dhe e zë vendin e 17-të.