Flamurtari siguroi ngjitjen në Superiore vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit. Vlonjatët rikthehen në elitë pas 5 vitesh mungesë.
Tashmë drejtuesit kanë nsur nga puna për të ndërtuar një skaudër kompetitive dhe që do të rishkruajë historinë në futbollin shqiptarë.
Por puna e krerëve të klubit nuk do të jetë vetëm ë përforcimin e skuadrës, por edhe në infrastrukturë.
Kështu nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, klubi ka bërë të ditur se po punohet në stadiumin e kuqezinjve.
Nga pamjet shihet teksa po bëhet ndërrimi i fushës, dhe po mbillet bari, ku synohet që për sezonin e ri të jetë gati.