Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka deklaruar se propozimet e armëpushimit, që është një iniciativë amerikane nuk janë respektuar nga presidenti i Rusisë, Putin dhe ushtria e tij.
Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka se bashëkndjenë për humbjet në luftimet e fundit në Ukrainë, duke thënë se nuk kanë qenë kurrë naiv.
Macron: Duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme
“Propozimet e armëpushimit, që po ua rikujtoj, që është një iniciativë amerikane nuk janë respektuar nga presidenti Putin dhe ushtria e tij. Gjërat janë të thjeshta. Ne jemi krahas Ukraina që nga dita e parë, që nga dy mijë e katërmbëdhjeta me sanksione, me një proces…Lufta masive që nga dy mijë e njëzet e dyta, ne jemi krahas Ukrainës. Me një president që është zgjedhur nga populli amerikan. Ai erdhi me një ambicie për të bërë paqen. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA-të duhet të respektohen për këtë. Presidenti amerikan së pari bëri një propozim për armëpushim në shkurt. Ne reaguam duke thënë ‘Armëpushimi nuk ishte i mjaftueshëm’ duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme. Është një propozim amerikan ky armëpushim. Ajo pastaj u miratua nga presidenti Zelensky. Që nga marsi ne po presim përgjigjen e Rusisë. Propozimi i presidentit Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll. Të dielën dha pëlqimin peridentit Zelensyky, çka kemi sot, asgjë”, tha ai.