Mohamed Salah ka pasur një sezon fantastik me Liverpulin dhe është një prej favoriteve për ta fituar Topin e Artë për vitin 2024.
Egjiptiani ka shënuar 33 gola dhe ka bërë 23 asistime në të gjitha garat këtë sezon, duke arritur të shpallet edhe Kampion i Premierligës me Liverpulin.
Ai në një intervistë për ”SkySports” ka folur për shanset e tij për të fituar Topin e Artë.
“Më parë më çmendte. Disa gjëra nuk janë në dorën tënde, kështu që dorëzohesh në atë drejtim.
Kur shkon në punë i kujton vetes se çfarë dëshiron të arrish gjatë sezonit, kështu që të shtyn të punosh më shumë. Do të doja shumë ta fitoja një ditë.
Por nëse nuk ndodh, nuk e di çfarë të bëj. Jam i sigurt se ka një shans të mirë për ta fituar këtë vit, por do ta shohim.”, deklaroi Salah.